Home News Virologët italian: Ja cfare e pret njerëzimin në të ardhmen. Ky eshte...

Virologët italian: Ja cfare e pret njerëzimin në të ardhmen. Ky eshte skenari me i keq

348
0

Virologët ne Itali shpresojne më të mirën për pandeminë e koronavirusit, por po përgatiten për më të keqen. Sipas tyre, ne kete moment mund të thuhet se virusi është në tërheqje dhe se situata po shkon drejt fundit të valës së parë.

Virologët thonë se është tepër i rëndësishëm menaxhimi i situates për rihapjen, bazuar në të dhëna sa më të sakta. Guido Silvestri, profesor në Universitetin e Atlantës në SHBA, parashikon tre skenarë të mundshëm.

“Skenari më i keq është ai i një virusi që kthehet në periudhën dhjetor-janar, duke na gjetur pa terapi efektive dhe gati për të sulmuar grupe të mëdha njerezish jo imunë. Në këtë rast e gjitha do te funksionoje ne parandalim të infeksionit dhe kjo është ajo për të cilën duhet të përgatitemi.

Skenari më i mirë është ai i virusit që shuhet dhe nuk kthehet me, që sipas virologut është i pamundur. Por shpresojme qe virusi ta zbuse agresivitetin dhe me e rendesishmja eshte qe te mos perzihet me virozat e stines per te krijuar mutacion, atehere do te ishte me te vertete fatale.