Home News Vendi fqinj rikthen alarmin për koronavirusin/ Shpërthimi infektimeve nga dyndja në plazhe

Vendi fqinj rikthen alarmin për koronavirusin/ Shpërthimi infektimeve nga dyndja në plazhe

172
0

Rritet numri i te infektuarve ne Greqi. 30 raste nga 97 përfshijnë udhëtarët e ardhur nga jashtë. Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit tani është 3,049 dhe Greqia po mendon qe te vere rregulla me strikte per distancimin social.

Meqënëse numri i infeksioneve nga koronavirusi tregoi një rritje të papritur në ditët e shkuara në Greqi, autoritetet shëndetësore po rifillojnë paralajmërimet e përditshme publike për t’i sensibilizuar grekët për rrezikun që u kanoset nga mosrespektimi i masave te distancimit social.

Ne duhet të jemi në gatishmëri, duhet të jemi vigjilentë dhe duhet të kuptojmë se çështja e evolucionit të virusit lidhet me secilin prej nesh individualisht, tha Zv.Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias për Agjencinë e Lajmeve Athinë-Maqedoni të hënën.