Home News Vaksina kundër koronavirusit/ Bill Gates: Mjaft me budallallëqe, ne do ta…

Vaksina kundër koronavirusit/ Bill Gates: Mjaft me budallallëqe, ne do ta…

235
0

Miliarderi amerikan dhe themeluesi i Microsoft-it Bill Gates, i hodhi poshtë teoritë që janë përhapur në mediat sociale, se ai qëndron prapa një komploti për të përdorur vaksinat kundër koronavirusit për të vene mikroçipe në njerëz.Nuk kam qenë asnjehere i përfshirë në gjëra të tilla, tha Gates në një telekonferencë me gazetarët.Qekur ka nisur pandemia Gates ka qenë subjekt i komploteve që në mënyrë të rreme, e kanë lidhur atë me origjinën e koronavirusit.Muajin e kaluar, televizioni shtetëror rus ka anulluar ritransmetimin e një programi që e akuzonte Gatesin për përpjekje për të futur mikroçipe në njerëz. Gates ka paralajmëruar për rrezikun e pandemisë në të kaluarën dhe fondacioni i tij ka ndarë 300 milionë dollarë për të luftuar koronavirusin dhe për të zhvilluar vaksinën.

Gates ka thene:
Është mirë të dihet se cilët fëmijë kanë marrë vaksinë kundër fruthit dhe cilët të tilla regjistrime shëndetësore, duhet t’iu ndihmojnë punonjësve të kujdesit shëndetësor që të identifikojnë se kush ka imunitet, porse mikroçipet nuk janë të përfshira në asgjë.
Fondacioni ynë merr para për të blerë vaksina. Kjo është arsyeja përse e kemi parë rrezikun e një pandemie dhe kemi folur për të shtoi ai.