Home News Thyhet çdo rekord i rasteve që nga fillimi i pandemisë! Rriten frikshëm...

Thyhet çdo rekord i rasteve që nga fillimi i pandemisë! Rriten frikshëm të infektuarit në vend

482
0

Ministria e Shëndetësisë sapo ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 36 raste të reja me koronavirus ne Shqiperi, prej te cilave 27 raste jane konfirmuar ne Tirane. Nderkohe qe numri i te prekurve ne total me koronavirus ne vend ka shkuar ne 1299 persona.

Rastet e reja, sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë dalë pas testimit të kryer në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit.

Deklarata e Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik:

Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin kryeqytetit. Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.

Të gjithë qytetarët, duhet te jene te përgjegjshëm që Covid19 nuk ka ikur nga vendi jonë. Deri më tani, deri në fillimin e hapjes së masave kishim një numër një shifror, e cila erdhi si rezultat i masave drastike, i sakrificës së gjithësecilit. Por kjo nuk do të thotë që me hapjen e masave ne të shpërdorojmë çdo këshillë dhe të shpërdorojmë atë që ne vetë sakrifikuam. – tha ajo.