Home News Thirrje për shqiptarët në Greqi: Kjo vajzë 10-vjeçare është zhdukur

Thirrje për shqiptarët në Greqi: Kjo vajzë 10-vjeçare është zhdukur

503
0

Policia në Selanik ka filluar një hetim për zhdukjen e një vajze 10-vjeçare, nëna e së cilës pretendon se mund të jetë rrëmbyer gjatë kthimit nga shkolla në Toumba të enjten.

Nëna e Markella Verami i tha Antenna TV të premten në mëngjes se një nxënës i shkollës tregoi se vajza 10-vjeçare ishte me një grua që e thirri në emër kur fëmijët po dilnin nga shkolla rreth orës 13.30 të enjten. Gruaja thuhet se e thërriste Makella, me emrin e saj.

Autoritetet greke kanë lëshuar gjithashtu një Amber Alert duke tërhequr vëmendjen e qytetarëve për të dhënë informacion mbi lëvizjet e 10-vjeçares, i cila kishte veshur streçe të zeza, një bluzë kafe dhe këpucë të zeza, dhe mbante një çantë të lehtë blu të çelur me lule në kohën kur u zhduk.

Markella (Μαρκeλλας Βερaμη) ka flokë të gjatë kafe, është 1.50 metra e gjatë dhe peshon 46 kilogramë, njofton Amber Alert dhe organizata për fëmijët e humbur

Gjithkush që ka informacion e mund të ndihmojë hetuesit në Greqi, kërkohet që të telefonojë numrin e urgjencës së policisë 100 ose 11600 në linjën telefonike për fëmijët e zhdukur.