Home News Të gjithë ju që keni një llogari bankare duhet të bëni këtë...

Të gjithë ju që keni një llogari bankare duhet të bëni këtë gjë brenda korrikut

231
0

Njoftimi zyrtar:

Deri në fund të korrikut 2020 të gjithë shqiptarët, rezidentë ose jo ne Shqiperi, të cilët kanë një llogari bankare brenda Shqipërisë, do të duhet të plotësojnë formularin e vetëdeklarimit. Ndaj përmes një emaili, të gjitha bankat e nivelit të dytë u kanë kërkuar klientëve të tyre të deklarojnë adresën e vendbanimit dhe numrin tatimor.

Këto janë të dhëna që mblidhen në kuadër të ligjit të shkëmbimit automatik të informacionit, i cili ka nisur që në janar të këtij viti në vendin tonë dhe është pjesë e nismës globale për të luftuar evazionin.

Vasilika Vjero, qe eshte zv/minister e financave dhe ekonomisë ka thene për Monitor Ekonomi se Ligji për shkëmbimin e informacionit i jep mundësi administratës tatimore shqiptare, për të shkëmbyer informacion lidhur me llogaritë bankare, lidhur me balancat e këtyre llogarive, me fitimet kapitale, duke përfshire dividendin, interesat, të ardhurat nga shitja e aseteve, për ata individë të cilët nuk janë rezidentë në Republikën e Shqipërisë dhe nga ana tjetër, të mund të marrë një informacion nga administrata tatimore homologe apo dhe nga struktura të tjera të ngjashme me to, lidhur me individët shqiptar të cilët mund të disponojnë llogari pranë atyre shteteve.”

Znj. Vjero thotë: Bankat unë mendoj që duhen të jenë tejet të kujdesshme në mbledhjen e këtij informacioni apo në dërgimin e këtij formulari vetëm tek ata që do të jenë subjekt i këtij ligji, por sigurisht që ky është një ligj që garanton mbrojtjen dhe ruajtjen e te dhënave personale, të individit sepse vetë administrata tatimore ka një peshë shumë të lartë ne ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre të dhënave dhe sigurisht që ky ligj më veçanti i garanton këto.

Altin Koçi, përgjegjës i sektorit të përputhshmërisë në Union Bank pohon se klientët nuk kanë asnjë arsye për të për të qenë të shqetësuar për keqpërdorim të të dhënave të tyre personale. Të dhënat që do të mblidhen nga bankat përgjithësisht ato janë aty dhe ruhen përmes një ligji ekzistues. Ky ligj nuk është se po zbatohet vetëm ne Shqipëri, këtu madje ka hyre relativisht vonë. U diskutua në 2014, pastaj në 2016 e tani sërish. Janë mbi 100 shtete që kanë aderuar në këtë marrëveshje që njihet si CRS apo shkëmbimi automatik i informacionit. Kështuqë të gjithë shqiptarët, qoftë këtu apo jashtë vendit, ose janë njohur ose do të njihen me këtë ligj i cili do të veprojë kudo në botë.”

Në fund të vitit 2019, Banka e Shqipërisë raportoi se numri i llogarive bankare kishte arritur në mbi 2.94 milionë. Mbajtësit e këtyre llogarive do të plotësojnë formularët e vetëdeklarimit, me të dhënat personale si emri, vendbanimi dhe numri tatimor.

Sipas Z. KOÇI, Ka një hezitim të ligjshëm, sepse që kur kanë hapur llogarinë shumë vite përpara, asnjëherë nuk i është kërkuar ky dokumentacion dhe si në çdo aplikim ligji te ri apo dokumentacioni që kërkohet ka një hezitim nga popullata, kjo dhe për arsye të mos informimit apo të mos kuptimit në thellësi të këtij ligji. Autoritetet duhet te japin informacione më shumë, sepse ky është një ligj tatimor, jo bankar dhe nuk na takon neve të japim këshilla edhe pse jemi munduar t’ua shpjegojmë klientëve tanë.