Home News Studimi i ri/ Keto jane simptomat e reja të koronavirusit. Ja cfare...

Studimi i ri/ Keto jane simptomat e reja të koronavirusit. Ja cfare po i shqeteson me shume mjeket…

182
0

Ne nje studim te ri nje grup shkencëtarës britanikë në fushën e neurologjisë, publikuar në revistën Lancet, kane hedhur dyshime se koronavirusi nuk prek vetëm rrugët e frymëmarrjes. Lodhja, konfuzioni, ankthi i shtuar, infarktet, etj, mund të jenë gjithashtu pasoja te reja te koronavirusit. Në studimin e kryer duke mbajtur nën mbikëqyrje 153 pacientë me koronavirus është vënë re se shumë prej tyre kanë pasur mpiksje në pjesë të ndryshme të trupit. Veç mushkërisë, trombet janë krijuar edhe në tru, zemër e deri tek këmbët ndaj keto jane shenja te reja qe do te thote se virusi ka kaluar ne nje mutacion te ri.

Ajo që ka shqetësuar mjekët është se janë krijuar disa trombe njëherësh, çka përbëjnë raste të rralla, prej të cilave ngjallen dyshime. Për të shpëtuar pacientët, në shumë raste është dashur përdorimi i ilaçeve të forta për hollimin e gja kut, që u kanë shpëtuar edhe jetën pacientëve.

Ekspertët i lidhin këto raste me koronavirusin, pasi përveçse shumica e pacientëve kanë rezultuar pozitivë në teste, por rritje te tyre ka pasur pikërisht në muajt e parë të këtij viti në Britaninë e Madhe, kur ka qarkulluar koronavirusi