Home News Studimi i fundit i Oksfordit/ Ja shtetet ku Covid do të godasë...

Studimi i fundit i Oksfordit/ Ja shtetet ku Covid do të godasë më shumë! Ndaj beni kujdes

171
0

Pritej qe koronavirusi te kthehej ne vjeshte por ai u rikthye me heret qe ne vere ndaj duhet nje kujdes i vecante dhe te vazhdoje ruajtja e distancimit social. Sipas OBSH-se koronavirusi pritej te vinte 4-5 muaj me vone por ai po risjell nje numer te madh te infektuarish qe ne ditet e para te veres.

Disa studime pajtohen me idenë që, me ardhjen e vjeshtës, do të mbërrijë edhe vala e dytë e koronavirusit.

Një analize e realizuar nga The Guardian bazohet në të dhënat për Covid dhe në një studim të universitetit të Oksfordit mbi mënyrën se si qeveritë në përgjithësi i janë përgjigjur emergjencës shëndetësore dhe në veçanti gjurmimit të rasteve. Kjo analizë tregon se vendet që janë më të rrezikuara nga një valë e dytë shumë e mundshme Covid janë ato që menaxhuan pandeminë në një mënyrë jo shumë efikase.

Situata në Itali dhe Spanjë

Italia dhe Spanja nuk bëjnë pjesë në këtë kategori. Në fakt, të dy vendet pothuajse menjëherë zbatuan rregulla veçanërisht të rrepta për të përmirësuar përhapjen e epidemisë, për shembull, bllokimi dhe rihapja graduale e të gjitha aktiviteteve.

Shtetet e Bashkuara, Gjermania dhe Zvicra janë ndër vendet që kanë miratuar rregulla më pak të rrepta për të frenuar koronavirusin dhe prandaj tani rrezikojnë më shumë. Siç edhe kanë treguar të dhënat e fundit në Gjermani dhe Zvicër niveli I infeksioneve të reja është rritur nga dita në ditë.

Ndaj duhet te jeni te kujdesshem dhe te ruani distancimin social.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here