Home News Si do jetë moti në Qershor? Meteorologu jep lajmin e papritur: Bëhuni...

Si do jetë moti në Qershor? Meteorologu jep lajmin e papritur: Bëhuni gati

230
0

Meteorologu i MeteoAlb, Hakil Osmani, në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin Rudina në Tv Klan, tha se temperaturat do te kene luhatje përgjatë gjithë 15 ditëshit të parë të Qershorit.

Ndërsa per gjysmen e dytë te qershorit , Osmani tha se ky dy javesh do të sjellë edhe kthjellimet në territorin shqiptar.

Rudina e pyeti per hir te publikut qe e ndiqte a do te kete diell ne fundjave qe njerezit te ikin ne plazh. Ai u shpreh se fundjava pritet të sjellë më shumë kthjellime, gjithashtu zonat bregdetare jenë më të favorshme persa i përket pushimeve, pasi pritet që kthjellimet të jenë të dukshme në territorin shqiptar dhe keshtu të ketë rritje deri 29-30 gradë Celsius në zonat perëndimore.

Nje pjese bisede:

Rudina: Qershori do të vazhdojë të jetë i tillë, me ulje ngritje të temperaturave dhe i pastabilizuar?

Hakil Osmani: Në fakt, 15 ditëshi i parë pritet të mbyllet me prezencë të dukshme të vranësirave, shirave dhe rrebesheve, ndërsa 15 ditëshi i dytë do të na sjellë kthjellimet në territorin shqiptar duke bërë që edhe temperaturat në zonën e ultësirës perëndimore të shkojnë 30 dhe mbi 30 gradë celsius në shumë ditë. Po ashtu, rritje të ndjeshme do të ketë edhe në zonat malore, ku vlerat maksimale do të shkojnë edhe mbi 27 gradë Celsius.