Home News Shtyhet vendimi/ Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë për turizëm, ja deri...

Shtyhet vendimi/ Greqia nuk hap kufirin me Shqipërinë për turizëm, ja deri kur

665
0

Greqia ka vendosur që të shtyjë për disa ditë hapjen e kufijve tokësorë me Shqipërinë. Lajmi është bërë i ditur nga zv.ministri grek i Mbrojtjes Civile Nikos Kardhalias.

Sipas Kardhalias, ende nuk janë gati kushtet për hapjen e kufijve me Shqipërinë, pasi siç tha ai, ka një rritje të ndjeshme të shifrave të të infektuarve me koronavirus në vendin tonë.

Kardhalias vizitoi zonën e Janinës, ku pa nga afër situatën në Aeroport. Ai deklaroi se hapja e kufijve me Shqipërinë është një vendim që duhet të shtyhet. Madje gjatë orëve në vazhdim, do të ketë edhe një njoftim zyrtar të Athinës, e cila e shikon me shqetësim te madh situatën ne kufijtë e saj veriore.

Edhe pse gati prej dy muajsh që janë hapur kufijtë mes Greqisë dhe Shqipërisë për të gjithë kategoritë e qytetarëve, përveç turistëve dhe deri tani nuk është evidentuar as edhe një rast i vetëm me covid-19 i mbërritur nga vendi ynë, duket se situata ne Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut është në limitet e saj, ndaj dhe autoritetet greke i druhen një vale të re covidi në vend.

Ende nuk ka një datë se kur do të hapen kufijtë për turistët,por besohet se datat 7 ose 15 korrik do të jenë më të mundshmet, kuptohet, nëse situata në vendin tonë do të jetë në rënie të rasteve të infektuara.

Përjashtim do të bëjnë dogana e Promakonës në kufirin me bullgarinë,prej nga ku lejohen të hyjnë ne vend, përveç shtetasve europianë,edhe qytetarët serb, për të cilët u vendo të hapen kufijtë mbas një komunikimi mes kryeministrit grek Mitcokaqis dhe homologes se tij serbe.