Home News Shqiptari në Greqi nuk përmbahet… Policia i tregon vendin

Shqiptari në Greqi nuk përmbahet… Policia i tregon vendin

144
0

Një tjetër shqiptar kaloi kufirin në mënyrë të paligjshme dhe arriti në një zonë malore të Kastoriase , me qëllim që të priste dru në pyjet Greke. Me vete kishte edhe tre mushka që do t’i përdorte për të transportuar drutë e prera për në vendin e tij me qëllim tregtie.

28-vjeçari shqiptar u kap nga oficerët e policisë së departamentit Nestorio të Kastoriase dhe departamenti lokal i Gardës Kufitare bashke me mushkat per te transportuar një metër kub dru lisi që ai kishte prerë me një sëpatë, e cila u gjet si prove materiale, ku për rrjedhojë u bë konfiskimi i saj dhe i druve të prera njëherësh edhe i mushkave.

Gjithashtu 28 vjecari u akuzu për shkelje të legjislacionit pyjor dhe hyrje të paligjshme në vend dhe u dërgua në prokurorine e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kastoria , ndërsa u gjobit edhe për shkelje të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here