Home News Shqiptarët në ankth/ Tërmetet e fuqishme në vend, flet sizmiologu ja cfare...

Shqiptarët në ankth/ Tërmetet e fuqishme në vend, flet sizmiologu ja cfare pritet ne muajt ne vazhdim

390
0

Tërmeti i fuqishëm që ra pasditen e djeshme në Tiranë e Durrës riktheu frikën e shqiptarëve. Tërmeti me magnitudë 4.2 dhe me intensitet rreth 5.5 ballë riktheu perseri panikun tek qytetaret.

Doja të theksoja, se kemi të bëjmë me një aktivitet pastërmetor, që pritet të zgjasë rreth 1 vit. Që nga tërmeti i 26 nëntorit ka patur rreth 3000 pastërmete, por rreth 1100 kanë qenë me atë ndjeshmëri, si ai dje.

Na erdhën në sallë shumë telefonata nga njerëz të thjeshtë dhe nga media gjithashtu. Kjo pasi njerëzit janë shumë në ankth, nga tërmeti, epidemia dhe sërish tërmeti. Por ne u themi sot, që nuk ka vend për panik, shprehet Rexhep Koçi, Përgjegjës i qendrës së monitorimit në Institutin e Gjeoshkencës