Home News Pritet nje Prill i nxehte, sinoptikania flet per rritje temperaturash kete muaj:...

Pritet nje Prill i nxehte, sinoptikania flet per rritje temperaturash kete muaj: Neser reshje shiu ndersa te merkuren debore

79
0

Teksa qytetaret vijojne te qendrojne ne banesa per shkak te koron.avirusit, muaji prill pritet te jete me temperatura te larta. Sinoptikania Adiola Bani tha per NEWS24 se muaji prill do te kete shifrat me te larta te temperaturave krahasuar me vitet e tjera.

Mes te tjerash ajo pohoi se neser do te kete reshje te vogla shiu ne disa zona nderkohe gjate te merkures ne zonat malore priten pak reshje te lehta debore. Gjate mesdites se merkures pritet te kemi nje rritje graduale te temperaturave ne zonat perendimore. Fundjava do te kete ngritje te temperaturava qe do te shkoje deri ne 26-27 grade.

Parashikohet qe keto dite te prillit te jene me temperatura te larta gjate mesdites. Parashikohet gjithashtu qe te kete me shume diell dhe pak reshje shiu te lehta ndonjehere.