Home News Pëllumb Pipero flet per numrat ne rritje me koronavirus keto dite: Për...

Pëllumb Pipero flet per numrat ne rritje me koronavirus keto dite: Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja këtë masë, pa efikasitet

207
0

Situata e pandemisë me shifrat në Shqipëri në 6 ditët e fundit eshte duke u rritur ndjeshem. Mjeku i njohur, Dr. Pipero thotë, se virusi edhe pse i dobësuar vazhdon të na infektojë e ta vërë jetën tonë në rŕezik. Dr. Pipero që me ekipin e tij vazhdon të jetë në krye të betejës kundër virusit në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT thotë se shtimi i rasteve pozitive të infektuara me COVID – 19, ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e ekspozimit ndaj virusit.

Maqedonia e Veriut, fqinja e Shqipërisë, riktheu masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të reja pas hapjes totale të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar se nëse popullsia shpërfill rŕezikun e pranishëm nga virusi, masat shtrënguese mund të kthehen.

Nuk besoj, se kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja kete gje. Masat shtrënguese nuk janë tani shume efikase. Mjafton respektimi nga qytetaret i distancës sociale, vendosja e maskës në mjedise publike, higjena e duarve. Kurse për autoritetet e shëndetësisë dhe stafet e mjekëve mjafton ndjekja e rasteve klinike, testimi i tyre, lokalizimi i rasteve të kontaktit dhe i vatrave te infektimit për të vazhduar të kemi nën kontroll epideminë në këtë fazë të dytë të zhvillimit të saj eshte shprehur Pipero