Home News Ndihem në faj që mbijetova/ 70-vjeçari mposht Koronavirusin, shokohet kur mëson tarifën...

Ndihem në faj që mbijetova/ 70-vjeçari mposht Koronavirusin, shokohet kur mëson tarifën e spitalit

226
0

70-vjeçari Michael Flor nga Washington i SHBA-ve, i cili ishte i infektuar me koronavirus, thotë se nuk e dinte se qëndrimi në spital do t’i kushtonte plot 1.1 milion dollar. Ai kaloi 62 ditë në njësinë e kujdesit intensiv. Gjendja e tij shëndetësore u rëndua shumë, sa që mjekët lajmëruan familjarët për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Mirëpo gjendja shëndetësore e Michael papritur mori një kthesë përmirësimi, derisa ai tashmë ka arritur ta mposhtë plotesisht sëmundjen. Ajo që e ka shqetësuar me shumë atë tani, është fakti se fatura e spitalit ishte jashtezakonisht e shtrenjtë, plot 1.1 milionë dollar.

Nuk po i besoja syve nga ajo qe pashë, 1.1 milionë dollar. O Zot çfarë shifre ende nuk e besoj, u shpreh për mediat vendase 70-vjeçari. Megjithëse i moshuari është i siguruar, kompania nuk ka marrë përsipër pagimin e plotë të tarifës se spitalit. Një pjesë e mirë e shumës do të paguhet nga vetë ai.

“Ndihem në faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”, u shpreh Flor.