Aurora dhe Elona Meta, jane dy motra me profesion mjeke, te cilat jane edhe themelueset e “Federatës së Mjekëve Shqiptarë në Europë”. Ato treguan në studion e Vizioni i Pasdites, arsyet e largimit drejt Gjermanisë.
Ato parashtruan mungesën e praktikave në qendrën spitalore si dhe pamundësinë për tu punësuar si praktikante që në fillimet e karriesës së tyre, që sipas tyre edhe sot e kesaj dite me kete veshtiresi perballet cdo student mjekesie.
Normalisht, minimumi është që njeriu të punësohet dhe pastaj hap pas hapi të arrijë dhe në sukses. Gjë që ishte e pamundur dhe arsyeja kryesore ishte fakti që nuk arritëm të punësohemi ne Shqiperi. Pasi trokitëm te zyrat përkatëse ku ofrohen punësimet dhe aty u zhvlerësuam, nuk na morën fare parasysh, u shpreh mjekja Elona Meta .
U larguan nga Shqipëria me 0 praktikë pune. Te dyja si motra u përballën me një realitet tjetër në Gjermani ku na u dallua edhe më shumë varfëria në studim, si studentë shqiptarë.
Ne na mungonin praktikat! Neve me të vërtetë, nga ana teorike, dinim shumë gjëra, por kur bëhej fjala ‘hajde fillo me pacientin, bëj një ekzaminim’, ne nuk dinim nga dhe ku ta kapje pacientin. Ishim vëzhgues perfekt, por më tepër, Jo!, përfundoi Aurora .
Gjithashtu dy motrat nuk ngurruan të tregonin dhe pagat e para të marra si mjeke të reja në Gjermani. Kur ato nisen jetën nga fillimi në shtetin europian, të dyjave iu ofrua puna si praktikante.
Na dhanë rrogën minimale, si praktikante kam marrë gjysmën e rrogës. Që ishte domethënë, 1.800 euro në atë kohë, neto. Nuk dija çfarë mund të bëja me kaq shumë leke. Ne ishim vetem 25 vjeç kur filluam punen, u shpreh Aurora Meta.