Home News Mjeku Pipero ka një apel rrëqethës: Kini KUJDES, tani më shumë se...

Mjeku Pipero ka një apel rrëqethës: Kini KUJDES, tani më shumë se kurrë…

321
0

Mjeku i njohur i spitalit Infektiv, Pëllumb Pipero, i ka apeluar edhe një herë fort shqiptarët që të kenë kujdes në këtë fazë të epidemisë dhe të respektojnë rregullat për t’u mbrojtur nga Koronavirusi

Në videomesazhin që është publikuar nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu mjeku Pipero thotë tashmë më shumë se kurrë, qe është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare.

Ja mesazhi i plotë i mjekut:

Tashmë kemi hyrë në një fazë të re të epidemisë, në një fazë ku secili nga ne është i lirë të lëvizë dhe të kryejë aktivitetet normale të jetës. Tashmë më shumë se kurrë është e nevojshme të respektojmë disa rregulla elementare po shumë të rëndësishme për këtë fazë të re të epidemisë në vendin tonë, por edhe të jetës tonë ne pergjithesi.

Këto rregulla dhe kjo mënyrë e re jetese është thjesht dhe vetëm më shumë kujdes, të mirëkuptojmë që virusi është ende midis nesh, ai ende mund të na infektojë, ai ende mund të na sëmurë madje edhe mund të na kërcënojë më shumë se sa kaq.

Ndaj ju lutem si specialist, si mjek por edhe si qytetar, më shumë kujdes, ruani distancën fizike, vendosni maskën në mjedise publike, vendosni maskën atje ku nuk mund të ruani distancën, kujdesuni për higjienën e duarve, së bashku do ja dalim deri në fund të kësaj epidemie”, thuhet në mesazhin e Piperos.