Home News Me ne fund mesohet data ku nis transporti publik/ Masat që duhen...

Me ne fund mesohet data ku nis transporti publik/ Masat që duhen te dini

107
0

Diten e sotme, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhene njoftimin se transporti publik do të rifillojë aktivitetin ne date 15 qershor, duke përfshirë edhe masat nga Instituti i Shëndetit Publik. Në njoftim shpjegohet më tej se do të përdoret vetëm 70% e kapacitetit nga mjetet e transportit, ndërsa të gjithë pasagjerët duhet të jenë të pajisur me maska mbrojtese.

Gjithashtu qëndron në fuqi edhe masa e distancimit social që theksohet si mjaft e rëndësishme për ruajtjen e shëndetit te qytetareve. Mbetet ende e paqartë nëse lejohet vetëm për transportin urban apo edhe ai ndërqytetas.

Transporti publik ishte një nga sektorët më të goditur nga kriza e koronavirusit dhe Shqipëria bën pjesë tek vendet që ka vendosur ta hapë atë më vonë se vendet fqinje, por edhe në Europë. Ditën e hënë, grupet e interesit kishin përgatitur një thirrje për protestë përballë ministrisë për të kërkuar fillimin e aktiviteteve në këtë sektor, ndërkohë që vendimi i qeverisë zhbllokon situatën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here