Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se pritej një rritje e numrit të rasteve me koronavirus pasi nisi hapja. Gjithashtu ministrja u ndal edhe tek strategjia për të menaxhuar krizën ne ditet ne vazhdim
Po mos të kishim ne një strategji, situata nuk do të përballohej me sukses. Ne kishim strategji për dyfishimin e kapaciteteve në spitale. Tani po rrisim sërish kapacitetet. Brenda kësaj jave vijnë edhe 90 respiratorë të tjerë, tha Manastirliu në Open.