Home News Kemi lajme të këqija per ata qe kane prenotuar pushimet ne det:...

Kemi lajme të këqija per ata qe kane prenotuar pushimet ne det: Ja çfarë na pret deri në fund të qershorit

124
0

Meteorologia, Adiola Bami jep lajme të këqija për motin në vijim. Ajo shprehet se vranësirat do të jenë prezente në të gjithë territorin dhe herë pas here do të sjellin edhe reshje shiu te dendura

Për fat të keq kemi lajme të këqija. Moti do të vijojë të jetë i pa qëndrueshëm. Aktualisht jemi në momente me vranesira. Vranësirat do të jenë prezentë në të gjithë territorin. Gjatë mesnatës do të kemi një përmirësim, por sërish mëngjesi i ditës së nesërme do të sjellë fuqizim të vranësirave që do të sjellin rrebesheve shiu në të gjithë territorin shqiptar.

Do të kemi përmirësim të motit të premten, por të shtunë në mesditë rikthehen sërish reshjet e shiut. Zonat malore do të vijojnë të mbeten me reshje. Nuk përjashtohet mundësia që shiu të përfshijë edhe zonat veri-perëndimore, kryesisht në rajonin Shkodër-Lezhë. Më e favorizuar do të jetë zona jugore, ku bregdeti i Vlorës dhe Sarandës do të ketë reshje shiu shumë të pakta. Për sa i përket temperaturave ato janë ulur sot.

Maksimumi 27 gradë. Me këto vlera do të shkojmë deri të enjten. Muajin maj po e përjetojmë tani në qershor, ndërsa muajin qershor e përjetuam në maj në fakt. Pranverë e vogël tani në verë. Qershori do të mbyllet me reshje dhe vranësira. Qershori nuk është i favorshëm për turizëm. Më saktë për plazh. Duke filluar nga korriku temperaturat do të jenë shumë të larta. Ditët me diell do të jenë më të shumta. Vera këtë vit do të jetë në korrik, tha meteorologia Adiola Bami për Report Tv.