Home News Ja cpo ndodh ne Itali/ Air Albania lë në aeroport 40 shqiptarë...

Ja cpo ndodh ne Itali/ Air Albania lë në aeroport 40 shqiptarë me bileta të paguara

539
0

Mbi 40 pasagjere nuk kane mundur te udhetojne me Air Albania dhe jane bllokuar ne aeroport ne Itali

40 pasagjerë shqiptarë që do të udhëtonin në linjën Bolonjë-Shqipëri kanë mbetur pa u nisur pasi kompania kishte shitur më shumë bileta se sa ishte kapaciteti i saj dhe pasagjeret i eshte dashur te presin.

Ngjarja është shoqëruar me konflikte e debate të forta mes pasagjerëve e përfaqësuesve të kompanisë në aeroportin e Bolonjës, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit.

Denoncimi është bërë nga pasagjerët në rrjetet sociale të cilët ankohen se në situatën ku u ndodhën nuk i ka ardhur në ndihmë asnjë nga përfaqësuesit e kompanisë e as nga autoritetet shqiptare.

Fluturimi Bolonje-Tirane është udhëtimi i parë që u krye pas izolimit nga pandemia e nisjes së fluturimeve ndërkombëtare nga aeroporti shqiptar i kompanisë Air Albania, citon ora news.