Home News Itali/ Rënie e madhe e numrave në 24 orët e fundit, por...

Itali/ Rënie e madhe e numrave në 24 orët e fundit, por ja cfarë i shqetëson tani Italianet

247
0

Ne Itali vazhdon ne renie te vazhdueshme numri i jeteve te humbura apo i te infektuarve nga koronavirusi.

Ne 24 oret e fundit jane shenuar 269 jete te humbura dhe 1965 raste te reja, ndersa 2304 rezultojne te sheruar plotesisht.

Nderkaq kryeministri i vendit Conte ka thene se do te kemi nje rihapje te parakohshme ne disa zona nese numri i rasteve ngadalesohet me shpejt.

Por ne zonen e Venetos, presidenti Luca Zaia eshte i shqetesuar se ne ate rajon mbyllja ka pasur si pasojë humbjen e 50 mije vendeve te punes, ku sipas deklaratave 35 mije ishin vetem ne sektorin e turizmit ku perfshihen (baret dhe restorantet gjithashtu).

Luca Zaia i ka raportuar keto te dhena duke thene se rihapja tani eshte nje problem shoqeror, dhe nje vuajtje e madhe per shume njerez dhe ne vecanti per disa aktiviteti apo biznese (Parukierite, hotelet, baret, argetimet, dhe turizmi), te cilat kane nje ndikim te rendesishem ne ekonomine e vendit.