Home Menyre Jetese Historia/ I dha vajzën para 3 vitesh për birësim se s’kishte ushqim,...

Historia/ I dha vajzën para 3 vitesh për birësim se s’kishte ushqim, tani kërkon ti dëgjoj zërin për herë të fundit!

576
0

Kjo histori padyshim është një ndër historite më të dhimbsura e një familje nga Divjaka.Mos e humbni ketë letër të saj që i eshte derguar babait birësues dhe përgjigjen e nënës biologjike:

Kur linda vajzen e lashë në spitalin e Tiranës dhe u nisa per në Shkodër dhe bëra letrat për 3 vjet. Kur bëri 3 vjet unë hoqa gjirin, isha shumë rëndë nga kimio-terapitë dhe e marr në telefon Drejtoreshën. Ajo më thotë kur të bëhesh mirë hajde dhe merre, nuk ka asnjë problem.Flisja në telefon cdo ditë. Firmosa për birësimin e vajzës, por që ta takoj, jo mos me e taku. Sot është 9 vjeçe, ka tre vjet që është birësuar.Unë kërkoj ta takoj, më ka marrë malli jashtë mase. Atje e kam mendjen, goca më thotë pse më le pa motër. Vetëm nga kushtet. Zoti më ndihmoftë, tre vjet pa i dëgjuar zërin. Do Zoti nuk më tret dheu pa e parë fëmijën. Jam nënë.

Deklarata e babait Rauf Jaliq:

Nuk kam pasur me çfarë ta mbaj fëmijën. Fëmija të rrijë aty ku ka dëshirë. Ka katër vjet që është me të, nuk dua ta dëmtoj fëmijën.Është shumë më mirë aty ku është. Nuk ke shtëpi dhe asgjë. Fëmijën tjetër e ka shpëtuar Zoti.I lutem Zotit vetëm të komunikojë me motrën.Me e pas me e taku, kush është ai që nuk do ta takojë fëmijën.

Deklarata e motrës:Ishte shumë e urtë, ishte shumë e zgjuar. E dua shumë dhe më ka marrë malli. Do të doja të ishte dhe motra ime me mua. Të paktën ta takoja. Më ka marrë malli shumë

Mesazhet e nënës birësuese:Siguroje Rajmondën se vajza është shumë mirë. Ne jetojmë jashtë Shqipërisë. Më ka thënë psikologia këtu se është e vogël dhe për momentin nuk është mirë që të ketë takime. Po kur ajo të rritet dhe të kuptojë, sigurisht që mund ta takojë mamanë biologjike. Unë gjithmonë i flas mirë për të dhe nuk i ushqej asnje lloj urrejtje. E falenderoj atë grua që më dha mundësinë që të jem nënë edhe une.