Home News FOTO+VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit, qindra të pla gosur

FOTO+VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në kryeqytetin e Libanit, qindra të pla gosur

49
0

Një shpërthim shumë i fuqishëm është regjistruar në portin kryesor të Bejrutit, në Liban duke shkaktuar dhjetëra persona të lënduar dhe dëme të mëdha të ndërtesave dhe zyrat përreth qytetit.

Sipas dyshimeve të para mendohet se shpërthimi ka ndodhur në disa magazine në të cilat mendohet të kenë qenë të depozituara fishekzjarre apo dhe lëndë eksplozive.

Shumë ndërtesa u dëmtuan nga shpërthimi, përfshirë edhe selinë e ish-kryeministrit Saad Hariri dhe zyrën e CNN-së në qytet. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë me shpejtësi në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Forcat e ushtrisë dhe të kërkim-shpëtimit kanë shkuar ndodhen në vendngjarje dhe mendohet se mund të ketë vik.tima për shkak se impakti i shp ërthimit ka qenë shumë i madh dhe është ndjerë dhe në zona larg portit.