Home News Filloni ta përgatisni shtëpine për valen e dyte, që do të… Anëtari...

Filloni ta përgatisni shtëpine për valen e dyte, që do të… Anëtari i komitetit ekzekutiv të OBSH-së bën deklaratën e fortë

544
0

Walter Ricciardi, anëtar i komitetit ekzekutiv të OBSH tha se duhet të përgatitemi për valën e dytë të pandemisë nga koronavirusi dhe se duke filluar nga tetori askush nuk mund të jetë 100% i sigurt, dhe se hipoteza që virusi të zhduket nuk ka gjasa të ndryshojë

Hipoteza e parë specifikoi ai është që koronavirusi të zhduket siç ndodhi me Sars dhe Mers, por duke pasur parasysh karakteristikat e ngjitjes së infeksionit, ne e konsiderojmë të pamundur që koronavirusi të shuhet pa vaksinë. Hipoteza e dytë është se ai do të rikthehet së bashku me gripin. Por në të dy rastet duhet të përgatitemi për t’u përballur me te

Në lidhje me virusin se ai ka ndryshuar ai saktësoi, ne nuk kemi asnjë arsye të mendojmë se koronavirusi është dobësuar. Masat kufizuese të zbatuara kanë funksionuar, por virusi nuk është dobësuar