Home News E vërteta që fshihet pas serialeve turke/ Media Britanike zbulon arsyet e...

E vërteta që fshihet pas serialeve turke/ Media Britanike zbulon arsyet e çmendurisë se tyre

158
0

Serialet turke jane shume te ndjekura pothuajse ne te gjithe boten. Kohet e fundit kane nje shukueshmeri mjaft te larte dhe i mbajne njerezit lidhur mbas televizorit.

Falë shitjeve ndërkombëtare dhe ndjekjes globale, Turqia zë vendin e dytë në botë pas SHBA-ve për shitjen e serialeve në të gjithë botën. Audiencë të madhe, këta filma kanë siguruar sidomos në Rusi, Kinë, Kore dhe në Amerikën Latine. Aktualisht, Kili është konsumatori më i madh i dizi sa i përket numrit të shfaqjeve të shitura, ndërsa Meksika, pastaj Argjentina, paguajnë shumë për t’i blerë ato.

Në lidhje me arsyet që i bëjnë kaq interesante dhe te suksesshme për publikun serialet turke, The Gardian rendit disa arsye si: heronjtë pozitivë, ngjarjet e frymëzuara nga jeta reale, familja si shtylla kryesore e shoqërisë, intrigat, promovimi i vlerave historike të Turqisë, trekëndëshi i dashurisë etj.

Në vitin 2023, qeveria turke pritet të fitojë 1 miliardë dollarë nga shitja e serialeve.